Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka raguar pas dështimit të bisedimeve në Bruksel për çështjen e targave mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Me një postim në Twitter, ambasadori Guerot shkruan se Franca shpreh keqardhje që s’u arrit një marrëveshje dhe i bënë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, që ajo të pranojë propozimin e BE-së për arritjen e kompromisit.

“Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve, dhe në veçanti Kosovës, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, shkruan ai në Twitter. Ambasadori shkruan po ashtu se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së. Gjithashtu, ambasadori francez shprehet se duhet të zbatohet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ajo (Franca) nxit palët që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.”, shkruan ambasadori në Twitter.

Artikulli paraprakPROVIMET E MATURËS, JA KU DO ZHVILLOHET TESTI VITIN QË VJEN, KUSHI: TË SHMANGET ÇDO LLOJ ABUZIMI!
Artikulli tjetërPAS ABUZIMEVE ME VOTAT, EUROVISION NJOFTON NDRYSHIMET E RËNDËSISHME QË DO TË BËHEN VITIN E ARDHSHËM