Franca nis fushatën e re anti-xhihad

 

Franca ka nisur një fushatë të re në interent që synon parandalimin e të rinjve për t’iu bashkuar xhihadit. Fushata filloi këtë të premte dhe u zbulua nga kryeministri francez Manuel Valls. Qeveria franceze pretendon se ka pasur një rënie domethënëse të numrit të njerëzve që shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak. “Masat e sigurisë që prej vitit 2015 kur ndodhën sulmet në Paris janë shtuar, por autoritetet duhet të merren edhe me luftën për ndikim mbi mediat sociale”, tha Valls. Fushata e fundit publicitare, e cila ka për qëllim të luftojë propagandën përbëhet nga dy video të filmuar nga pikëpamja e një djali dhe një vajze të cilët janë tunduar nga radikalizmi. Ata janë interaktivë dhe në fund vajza bën një martesë të detyruar në Siri, ndërsa djali kryen sulm terrorist.

Artikulli paraprakAUTORITETET E SHENDETESISE APEL PACIENTEVE:KUJDES ME ANTIBIOTIKET
Artikulli tjetërRRESHQITJE DHEU NE NJE MINIERE NE TURQI,VIKTIMA DHE TE BLLOKUAR