UEFA dha këto detaje në një deklaratë për “Associated Press”.
UEFA ka bërë të ditur këtë të martë se kampionati europian i kësaj vere, që do të zhvillohet në Francë, mund t’i spostojë ndeshjet nëpër stadiume të ndryshme nga ato që janë parashikuar si dhe të luhen pa tifozë, sigurisht në një datë të ndryshme nga ato që janë parashikuar, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste. Planet e emergjencës janë hartuar pas kamikazëve vetëvrasës që tentuan të hynin në “Stade de France” gjatë sfidës miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në nëntor të vitit të kaluar. E pavarësisht se nuk mundën të hynin brenda tij, terroristët mundën të aktivizonin mjetet shpërthyese jashtë stadiumit, si pjesë e sulmeve të koordinuara që lanë 130 viktima në Paris. Vetëm një javë më vonë, një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ajo mes Gjermanisë dhe Holandës, u anulua vetëm pak përpara fillimit, pasi policia dyshoi se një pajisje shpërthyese e gjetur në ambientet përreth stadiumit të Hannoverit mund të aktivizohej.
/ Star Plus TV /