Janë disa rregulla e kuriozitete në lidhje me Euro “2016”, të cilat pasqyrohen nga e përditshmja “Marca”:
Në radhë të parë, skuadra që do të mund ta fitojë këtë turne 3 herë radhazi apo 5 herë në total, do të nderohet në mënyrë të veçantë. Sipas rregullores së UEFA-s, kur plotësohet një prej këtyre kushteve, atëherë gjithçka do të nisë nga e para. Së dyti, UEFA do të shpërndajë 80 medalje, 40 të arta për kampionët dhe 40 të argjendta për finalistët. Një prej risive në këtë edicion të Evropianit ka të bëjë me mbylljen e fazës së grupeve. Përveç dy vendeve të para, kalojnë për në 1/8 e finaleve dhe 4 vendet e treta mw tw mira. Nëse 2 skuadra do të kenë të njëjtat pikë, të njëjtin golavarazh nw ndeshjet direkte dhe nëse barazojnë në ndeshjen e fundit në grup, atëherë çështja e kualifikimit do të zgjidhet me 11-metërsha. Një tjetër rregull i ri i UEFA-s është ajo e miqësoreve në prag të “Euro 2016”. Skuadrat kanw të drejtë të përballen vetëm me njw skuadër finaliste të Evropianit dhe kombëtarja jonë do ta luajë në 26 mars me Austrinë. Një çështje më vete është edhe ajo e kartonave të verdhë. Lojtari që merr 2 të tilla në ndeshje të ndryshme dënohet me 1 ndeshje pezullim. Gjithçka anulohet në këtë pikë pas ndeshjeve çerekfinale, që do të thotë se skuadrat që do të arrijnë në gjysmëfinale do të jenë krejtësisht “të pastra”. Skuadrat pjesëmarrëse të “Euro 2016” do të duhet të dërgojnë në zyrat e UEFA-s listën përfundimtare të futbollistëve të grumbulluar për këtë aktivitet 10 ditë përpara sfidës së hapjes, pra në 1 qershor. UEFA nuk ka mënjanuar as çështjen e shpërblimeve. Ajo do të hapë një llogari për secilën prej 24 skuadrave për këtë çështje. Në këtë Evropian, 8 milionë euro u jepen skuadrave për pjesëmarrjen, 1 milionë për çdo fitore dhe 500 mijë euro për barazimin. Më pas, skuadrat që kalojnë në 1/8 do të përfitojnë 1.5 milionë euro, 2.5 milionë për çerekfinalen, 4 për kualifikimin në gjysmëfinale, 5 milionë për ekipin finalist dhe 8 milionë për atë që do të ngrejë trofeun në 10 korrik. E reja e fundit në këtë Evropian është përdorimi i teknologjisë edhe pse ajo nuk është në rregulloren aktuale të UEFA-s. Në Euro 2016 do të përdoret teknologjia në vijën e portës për të evituar golat fantazmë.