KUQ E ZINJTË ARRIJNË NJË FITORE SHUMË TË RËNDËSISHME NË MIQËSOREN NDAJ FRANCËS. Shqipëria, pothuajse e ka siguruar vendin e tretë në grup, pozicion që të garanton ndeshjen e ‘Play ofit’ për t’u kualifikuar në ‘France 2016’. Djemtë e De Biazit kanë fituar miqësoren me Francën me rezultatin 1-0, fitore e cila nuk ka vlerën e 3 pikëve por kanë marrë një dhuratë nga kundërshtarët e tyre në grup.

Danimarka ka mundur Serbinë me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, duke e lënë Serbinë në vendin e fundit me vetëm një pikë. Me fitoren e Danimarkës, kuqezinjtë janë shumë pranë sigurimit të ‘Play offit’ ndërkohë që kanë një përballje me Serbinë në muajin nëntor. Ndërkaq në grupin tonë Portugalia ka fituar me Armeninë me rezultatin 3-2 duke u ngjitur në vendin e parë me 12 pikë, ndërkohë që Armenia ka vetëm një pikë. Ndërkohë Shqipëria ka arritur një fitore historike ndaj Francës me rezultatin 1-0. Një tjetër rezultat surprizë që e motivon edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi në rrugëtimin e tyre drejt “Euro 2016”. Një super gol i Ergys Kaçes i ka dhuruar përfaqësues një fitore të bujshme përballë Francës. Me një mbrojtje të ndryshuar thuajse 50% dhe më një formacion risi, Shqipëria nuk ndryshoi asnjëgjë në lojë, e kujdesshme në mbrojtje dhe e rrezikshme sa herë zbret në sulm. Yjet në letër të përfaqësueses franceze u përpoqën për të përmbysur rezultatin por ishte e pamundur, madje as Paul Pogabo, një lojtar që vlen 100 milionë euro në merkaton e transferime, nuk arriti të bënte më shumë se sa të vinte në lëvizje portierin Berisha. Goli i Kaçes mbetet në fuqi deri në sekondat e fundit, duke bërë dhe një herë çdo shqiptarë të ndihet krenar për këtë skuadër që tashmë nuk rresht së surprizuar përballë çdo rivali. Por fitorja 1¬0 e Shqipërisë ndaj Francës ka bërë jehonë në shtypin e huaj. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar përballjen mes Shqipërisë dhe Francës në “Elbasan Arena”, duke vënë theksin tek rezultatet në ngritje të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe rezultateve zhgënjyese të arritura nga vendi organizator i “Euro 2016”. Sipas shtypit të huaj, Franca humbi 1¬0 larg në Shqipëri në një performancë të topitur të shtunën, një humbje e tretë në katër ndeshjet e fundit. “Një vit para se Franca të presë Kampionatin Europian, ekipi I trajnerit Didier Deschamps ‘është duke luftuar”, duke humbur 4¬3 në shtëpi në Belgjikë fundjavën e kaluar. Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 43 të ndeshjes miqësore, kur mesfushori Ergys Kace bëni një goditje të shkëlqyer të lirë nga jashtë zonës së penalltisë në këndin e majtë”,¬shkruan “dailymail”. Ndërsa një hapësirë të konsiderueshme i kanë kushtuar dhe gazeta prestigjoze “Le Monde” si dhe shumë media të tjera të huaja.

Artikulli paraprakKANDIDATI VULLNET ELBASANI NË FSHATIN JUBAN
Artikulli tjetërMJEDA DO TË JETË BLU NË 21 QERSHOR