PAS MASAKRËS NË REDAKSI, FRANCA TRONDITET SËRISH .Pas 24 orësh nga masakra në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, edhe mëngjesin e sotëm Franca është zgjuar e tronditur nga tre sulme të njëpasnjëshme, brenda një harku të shkurtër kohor, ku ka vdekur një police si dhe është plagosur një tjetër.

Bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri në jug të Parisit si dhe dy shpërthime me eksploziv, e para  në një restorant në Villefranche-sur-Saône në Lion, dhe një në xhaminë e Le Mansit, ku si pasojë e sulmeve ka humbur jetën një oficere policie, ndërsa një polic tjetër ka mbetur i plagosur.Fillimisht, nga ana e autoriteteve franceze janë raportuar të shtëna me armë zjarri në jug të Parisit, në zonën e Porte de Chantillon rreth orës 08:05. Mësohet se një agresor, nën drejtimin e automjetit të tij tip Renault Clio, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov ndaj dy oficerëve të policisë, në momentin që këta të fundit, po trajtonin një aksident rrugor.Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, madje edhe duke shkëmbyer të shtëna me policinë e vënë në ndjekje të tij, ndërsa nga ana e autoriteteve të rendit, është prangosur një i dyshuar.Ndërkaq, pas kësaj një shpërthim eksploziv është shënuar në Lion, në një restorant pranë xhamisë, ku si pasojë e sulmit, fatmirësisht nuk raportohen viktima apo të lënduar.Menjëherë pas kësaj, një tjetër shpërthim eksplozivi u shënua në Le Mans, në xhaminë e qytetit, ku nuk dihet ende për viktima apo të lënduar. Në vendin e ngjarjes, policia franceze zbuloi 3 granata të paprekura.Deri më tani nuk dihet ende nëse këto sulme të ditës së sotme, të kenë lidhje me aktin terrorist të një dite më parë ndaj satirikes “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, mes të cilëve 8 gazetarë, 2 policë, një recepsionist dhe një i ftuar.Lidhur me masakrën e djeshme, policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar si vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi respektivisht 34 dhe 32 vjeç, me origjinë algjeriane.  

Artikulli paraprakKUPA E MBRETIT, ATLETICO MPOSHT REALIN
Artikulli tjetërENERGJIA, SA DO TË PAGUAJË BIZNESI