MINISTRI I JASHTËM TURK KONFIRMON SE AJO KALOI ME 8 JANAR KUFIRIN. Gruaja më e kërkuar për sulmet në Paris ndodhet në Siri. Lajmi bëhet public nga ministri i Jashtëm i turk.

AP citon Mevlut Çavusoglu duke thënë se “Hayat Boumeddien ka kaluar nga Turqia në Siri më 8 janar” Ndërkohë Franca ka përforcuar masat e sigurisë në shkollat dhe institucionet e tjera hebre duke vendosur mijëra forca policore në ruajtje të tyre. Ministri Brendshëm Bernard Cazeneuve deklaroi se 4700 policë nga sot janë në mbrojtje të 717 shkollave hebreje në Francë. Vendimi vjen pak para mbledhjes së radhës së kabinetit qeveritar që do të mblidhet nën drejtimin e presidentit Fransua Hollonde. Në takim pritet të diskutohet dështimi i shërbimeve sekrete për të parandaluar sulmet që u ndërrmorën nga terroristët të njohur nga policia franceze. Ndërkohë edhe në Londër kryeminsitri David Camerun do të mbledhë shërbimet e inteligjencës për të analizuar situatën aktuale pas sulmeve të Francës. Nga SHBA, Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të udhëtojë për në Paris për bisedime me zyrtarët francezë lidhur me luftën kundër dhunës ekstremiste, pas sulmit vdekjeprurës të militantëve islamistë. Duke folur në Nju Delhi të Indisë, ku gjendet për vizitë, Kerry tha se më 15 dhe 16 të këtij muaji do të qëndrojë në Paris. Kerry tha se në Paris do ta riafirmoj solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me aleatin më të vjetër amerikan.

Artikulli paraprakSHKOLLA “ALI LAÇEJ” PA NGROHJE
Artikulli tjetërAKSIDENTOI TË MOSHUARËN, ARRESTOHET