Disa ushtarë francezë janë plagosur pasi janë përplasur nga një makinë në rrethinat e Parisit, raportojnë mediat lokale.
Autoritetet konfirmojnë se operacioni i policisë vijon. Incidenti është shënuar në komunën Levallois-Perret në veriperëndimore të Parisit, rreth 6 km larg kryeqytetit, tha prefektura e policisë lokale në Twitter. Mediat lokale franceze flasin për 6 ushtarë të plagosur. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij