Pas lajmeve të qarkulluara vazhdimisht në media të cilat raportonin se Nikolas Sarkozy do të garojë sërish në zgjedhjet partiake nga ku përcaktohet edhe kandidati për garën presidenciale, ka qënë vetë 61-vjecari i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në primare duke shkruar se ndihet sikur ka forcën e nevojshme për të udhëhequr sërish vendin në këtë moment mjaft të vështirë.
Nicolas Sarkyzy ka qënë mbajtur më parë postin e ministrit të brendshëm, përpara se të zgjidhej president në vitin 2007. Ai u largua nga pallati presidencial Elise në vitin 2012, pas fitores së Presidentit aktual Fransua Hollande. 61-vjecari është një figurë me reputacion në politikën franceze. Eksperëtët e kanë konsideruar si një personazh hiperaktiv në rradhët e republikanëve, i cili në të njëjtën kohë lavdërohet dhe kritikohet nga votuesit e djathtë. Aktualisht një prej rivalëve më të fortë që ndodhet përballë ish-presidentit të Francës, është Alain Zhupe. Ai ka shërbyer si Kryeministër përgjatë viteve 1995-1997, nën presidencën e Presidentit Zhak Shirak. Ekpertët parashikojnë se mes republikanëve do të ketë një përballje të fortë. Ndërkohë, situata paraqitet më e vështirë për Presidentit Fransua Hollande, i cili me shumë mundësi do të garojë për një mandat të dytë. Popullariteti i tij është ulur ndjeshëm për shkak të sigurisë së dobët. Franca është goditur shpesh përgjatë viteve të fundit nga sulmet terroriste, gjë që do të ndikojë negativisht edhe në fushatën e tij. Më e favorizuara nga sulmet mund të jetë kryetarja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, e cila mbështet ideologjitë e ekstremit të djathtë si dhe ka propozuar mbylljen e dyerve për emigrantët.