Një francez që ka trashëguar një shtëpi të madhe nga një i afërm ka gjetur të fshehur nën mobilje 100 kg ar.
Trashëgimtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur zbuloi grumbullin e stolive në vende të ndryshme të banesës duke përfshirë edhe banjën. Thesari kapte vlerën 3.5 milionë euro. Monedhat dhe shufrat e arit dolën në dritë vetëm kur pronari i ri i shtëpisë filloi të lëvizte mobiljet në banesë.