Francesco Totti i tha lamutmirë futbollit përpra mijëra tifozëve të Romës në stadiumin ” Olimpico”.
Mjaft prekës fjalimi i kapitenit që për 28 vite kontribuoi me të njëjtën fanellë që nga sistemet zinxhir e deri tek skuadra e parë me ngjyrat e së cilës përjetoi emocione të papërsëritshme për çerek-shekulli. Megjithatë ekziston një dyshim, ishte kjo një lamutmirë për futbollin apo për Romën, këtë pikëpyetje e ka ngritur vetë Francesco Totti.
Gjatë mbrëmjes festive pas ceremonisë në stadium, 40 vjeçari teksa po priste tortën u ngacmua nga miqtë e tij për të ardhmen dhe me humorin që e karakterizon u përgjigj : ” Letra nuk mbaronte aty, pasi në fund ishte shkruar do vazhdoj. Po do vazhdoj, nuk e di se ku , por do vazhdoj “- këto ishin fjalët e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror në dy dekadat e fundit. Natyrisht ka shumë gjasa që italiani të ketë bërë thjesht një shaka me miqtë e tij, megjithatë ai jo pak herë e ka thënë se e ndjen veten të aftë për të luajtur të paktën dhe një vit tjetër.
Kampionati i SHBA i ka hapur dyert për “Er Puponen”, më konkretisht Alessandro Nesta që drejton skuadrën e Miamit është gati ta mirëpresë krahëhapur ish kolegun e tij në kombëtaren italiane. Na mbetet vetëm të presim për të kuptuar nëse vërtetë nuk do ta shohim më Francesco Tottin të veshë këpucët e futbollit apo do e admirojmë sërish , por me të tjera ngjyra.