Mëngjesin e sotëm në urgjencën e Tiranës është shtruar këngëtari Françesk Radi.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotshëm në urgjencën e Tiranës ka mbërritur në gjendje kritike Françesk Radi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë. Për momentin ndodhet në reanimacion. Për fat të keq mjekët nuk jepnin shumë shpresa. Nje qytetar ka dëgjuar edhe bisedën intime mes Teftës dhe një të afërmes së tyre. Spikerja ikonike shqiptare i ka treguar familjares se si e kishte gjetur Françeskun në gjendje të rënduar dhe e kishte sjellë në spital. Ajo tha se ai ishte shumë mirë. Po flinim dhe Franko, (kështu e quante ajo) kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen me kollë. Tha pastaj që u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, tregon qytetari për rrëfimin e Teftës. Ai shprehet se edhe kur mbërriti në spital Françesk Radi vijonte të gërhiste dhe të villte gjak. Mjekët i thanë që është hemorragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se s’merr dot frymë vetë. Dëgjova edhe Teftën që ju thoshte njerëzve duke qarë në telefon “ejani ju lutem, Franko po mbaron”, thotë ndër të tjera qytetari.

Artikulli paraprakXHAFAJ PREZANTON PRIORITETET: DO TA NXJERRIM SHQIPËRINË NGA LISTA E DROGËS
Artikulli tjetërPREZANTOHET PROJEKTI PËR TARNSPARENCËN E BUXHETIT