Libraria françeskane “At Gjergj Fishta”, do rihapet me 1 dhjetor.Kjo librari iu nënshtrua një rikonstruksioni të gjatë dhe të plotë.Botimet françeskane i njohim shumë herët në histori. Në nëntor të vitit 1916, me ndihmën e Austro-Hungarisë, françeskanët sollën shtypshkronjën e tyre në Shkodër, në të cilën u botuan një sërë veprash të rëndësishme për kohën,

duke luajtur kështu një rol shumë të madh në Rilindjen Kombëtare.Sot botimet françeskane janë të njohura për publikun jo vetëm për numrin e madh të tyre, por mbi të gjitha për cilësinë e veprave. Jo vetëm veprat e mëparshme që u ribotuan pas zhdukjes nga sistemi totalitar monist, por edhe disa ribotime e botime të reja do të pasurojnë vitrinën e kësaj librarie.

Botime françeskane numërohen me mbi 3000 libra të botuar. Nga këto, libra të rinj janë mbi 50. 

Mes veprave që spikasin në këtë librari bëjnë pjesë ato të At Justin Rrotës, i cili bashkë me françeskanë të tjerë, e mblodhën gjuhën e popullit dhe e bënë atë të dalë në përmësa shkencore. Po ashtu, pjesë e kësaj librarie janë edhe botimet e veprave të françeskanëve të tjerë si, At Vinçens Prennushi, At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, At Zef Pllumi etj. 

Në librarinë françeskane “At Gjergj Fishta”, e cila ndodhet në pedonalen Kolë Idromeno, lexuesi mund të njihet kryesisht me botime françeskane, por edhe me zhvillimin e letërsisë, gjuhësisë, historisë, arkeologjisë, etnografisë, muzikës e folklorit shqiptar.

Risia në këtë rihapje, nuk është vetëm në rikonstruksionin total që i është bërë librarisë, por edhe në faktin se aty promovohen edhe punime të fëmijëve me aftësi të kufizuara që Karitasi shqiptar i ka nën kujdes, në qendrën Arameras në Krujë. 

Botimet françeskane janë ndër më të kërkuarat jo vetëm nga lexuesit e zakonshëm, por edhe nga studiuesit e fushave të ndryshme.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/5ouKWSYStSg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakEKSPLOZIV SHTYLLËS SË TENSIONIT TË LARTË
Artikulli tjetërVLLAZNIA SOT LUAN SFIDËN E MBIJETESËS