Vllaznia në atletikë sëfundmi ka marrë edhe titullin kampione i cili njëkohësisht edhe edhe i 10 duke vijuar kështu prej një dekade të ngjiten në podium si fitues.
Duket se kjo disiplinë prej vitesh afron pranë vetes kontigjent shumë të mirë duke arritur kështu edhe sukseset e njëpasnjëshme.
Si një nga emrat që po spikat me talentin e tij është edhe atleti shkodran Franko Burraj. Në një intervistë për Star Plus atleti 20-vjeçar tregon eksperiencën e tij në këtë disiplinë.
Burraj tregon se ai sëbashku me ndihmën e trajnerti të tij Bruno Rrotani janë stërvitur fort për të arritur deri këtu.
Por aktiviteti i rradhës është ai i “Lojrave Mesdhetare” që do të zhvillohen në Tarragona dhe Franko Burraj ka si objektiv arritjen në zonën e medaljeve.
“Lojrat Mesdhetare” do të zhvillohen nga data 22 dre më 30 qershor në Tarragona të Spanjës.
Përveç altetit Franko Burraj pjesë e tij do të jenë edhe disa shkodranë të tjerë ndër të cilët 10 sportistë ndërsa 5 të tjerë janë pjestarë të stafeve teknike dhe mjekësore.