Fryma e Re Demokratike shpreh shqetesimin per situaten qe po kalon ekipi i futbollit Vllaznia nen drejtimin e bashkise.
Zevendesimi i disa emrave ne bordin drejtues me disa emra te tjere nuk ishte zgjidhja qe u premtua gjate fushates elektorale te kryetares aktuale te bashkise, duke lene ne kembe po ate sistem abuziv qe po keqperdor parate e taksapaguesve Shkodrane per interesa vetiake. Ajo qe na shqeteson me shume eshte ekzistenca e nje plan per ta zbritur ekipin e futbollit nje kategori me poshte, gje qe do te ulte vleren e klubit ne treg. Tashme, drejtuesit e bashkise duket se po i japin doren e fundit ketij plani te vene ne jete qe nga marrja e drejtimit te ekipit nga ana e tyre. Kjo situate e pa pranueshme na detyron ti drejtohemi bashkise me disa pyetje: -A eshte e nevojshme te shpenzohen edhe 500 milion leke te tjere per ta ulur Vllaznine nje kategori me poshte, nderkohe qe femijet tane helmohen çdo dite nga ngrohja me gaz gjate dimrit ne shkolla dhe per me teper me rrezikohen çdo dite nga kushtet e sigurise nen minimale?! -Ajo qe duam tju pyesim gjithashtu eshte se: “Kujt i shkon per shtat ky plan zonja kryetare”?! -Gjithashtu te zgjedhurve ne keshill, si te majte ashtu edhe te djathte, a pajtohen ato me situaten e ekipit sot apo per ata ka me shume rendesi partia se interesi i qytetareve Shkodrane?!