FRD:Të ndryshohet sistemi, lista të hapura, të votojnë emigrantët

Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-Presidenti Bamir Topi kërkon ndryshimin e sistemit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 2017 në proporcional rajonal me korrektim kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa në një deklaratë për emdiat nga selia e partisë deklaroi sot se “Sistemi elektoral duhet të ndryshojë, duhet të jetë propocional rajonal me korrektim kombëtar. Duhen lista të hapura, pasi nxitet një garë e ndershme”. Oketa kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë edhe emigrantët, ndërsa të ashpërsohet dënimi për shit blerjen e votës, pa harruar barazinë financiare dhe transparencën në fushatë.

Artikulli paraprakKOLE GJOKA, KANDIDATI I PARE SHQIPTAR PER BUNDESTAGUN GJERMAN.KANDIDON PER CDU TE MERKELIT
Artikulli tjetërPOLICIA “LUFTE”DROGES.NE 24 ORE KAPEN 371 KG KANABIS DHE ASGJESOHEN 7500 RRENJE