Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i heq Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë. I arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023, pasi u kap duke blerë vota, Fredi Beleri ishte dënuar edhe nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg duke u shpallur fajtor për korrupsion zgjedhor.

‘Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat’ tha Celibashi, kreu i KQZ-së.

Paraditen e sotme ai u shoqërua nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuante dënimin drejt KQZ. I pranishëm është edhe kreu i PBDNj-së Vangjel Dule.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD ORGANIZON MBLEDHJEN NË SELI, FOKUSI I TAKIMIT, PROTESTA E 11 KORRIKUT
Artikulli tjetërAKSIDENTET RRUGORE RRITEN 47% PËR JANAR-MAJ, POR KA MË PAK HUMBJE JETE…