Për herë të parë asnjë vajzë nën 18 vjeç nuk u martua gjatë vitit 2022. Ky fakt duket i rrallë në vendin tonë, pasi të martohesh fëmijë, pa mbushur ende të 18-at, ka qenë fenomen për shqiptarët. Albezi, sot 15 vjeç, edhe pse e pranon se bashkëmoshatarët e tij dikur mendonin që në këtë moshë për të lidhur martesë thotë se pa shkuar mbi të 30-tat as që e mendon krijimin e familjes.
“Mendoj që martesën mund ta lidh 32 vjeç, sepse atëherë mund të kem krijuar një bazë financiare dhe do të jem m do të jem më I pjekur. Dua të kem mbaruar dhe arsimin.”
Për qytetarët martesat në moshë të hershme nuk janë më trend pasi kryesisht meshkujt kërkojnë gjithnjë e një shumë një krijimin e një baze të mire financiare dhe të arsimohen para se të nënshkruajnë kontratën martesore. Avokati Alban Duraj shpjegon se statistikat e lidhjes së martesës në moshë të hershme kanë ndryshuar sepse 90% e rasteve të tilla përfundojnë në divorc.
“Është një numër shumë I madh dhe shumë I frikshëm sepse rreth 90% e martesave të shkojnë drejt zgjidhjes , këto mund të kenë pasoja shumë të mëdhaja, për vetë bashkëshortët të cilët I zgjidhin këto martesa, por dhe fëmijët që mund të kenë lindur nga kjo martesë. Në këtë prizëm mendoj që kemi një evoluim të shoqërisë dhe çiftet e kanë kuptuar që të kenë një rritje profesionale , një bazë ekonomike dhe pastaj të shkojnë drejt martesës e krijimit të familjes.” – tha Alban Duraj, avokat. Por për cilat arsye një çift i ri nën 18 vjeç mund të deklarojë martesën?
“Rastet konkrete janë kur ngelet shtatzëne një femër dhe në këtë kuptim e ka kodi.”- tha avokati. Pasojat e divorcit shpeshherë thotë avokati krijojnë trauma psikologjike, sidomos në rastet kur ka një fëmijë në mes.