Eljo Hysko do të jetë kreu i ri i FRESSH për të gjithë Shqipërinë. Të gjitha degët e Forumit Rinor Eurosocialist votuan dhe në fund pas numërimit të votave Hysko mori 10182 vota në total, më shumë se 7 kandidatët e tjerë.
I dyti është Shpati Kolgega me 7706 vota dhe në vendin e tretë djali nga Malësia e Madhe Elsamed Mukaj me 2742 vota. Kryetarja e FRESSH Shkodër Xheni Halili tregoi rezultatin pas numërimit të votave në këtë qark. Halili i uron suksese kreut të ri të FRESSH Eljo Hysko. Në garën për kreun e FRESSH përveç Hyskaj, Kolgegës dhe Mukaj kandiduan edhe Marinela Rukia, Erjo Mile, Jonida Spaho, Ana Abdi dhe Ermal Petushi por pa arritur të marrin besimin e të rinjve të FRESSH. Është mbyllur me sukses gara për kreun e ri të eurosocialistëve. Pas mesnate, KQZ-ja në FRESSH ka publikuar edhe rezultatin përfundimtar të votimeve. Kështu, Eljo Hysko është kryetari i ri i FRESSH- it, pas votimit në të cilin morën pjesë plot 24581 anëtarë. Një ditë më parë procesi për zgjedhjen e kryetarit të FRESSH-it u zhvillua i qetë dhe pa probleme në 207 qendra të votimit. Zgjedhja e kryetarit të ri të FRESSH-it shënoi finalizmin me sukses të një procesi të gjatë, ku 8 kandidatët zhvilluan takime të ndryshme me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, duke shpalosur idetë dhe platformën e tyre.