Një grup të rinjsh nga Forumi Eurosocialist i Shkodrës kanë dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Kryetari i FRESSH në Shkodër Erjon Metushi ftoi edhe të rinj të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme sepse duke dhuruar gjak mund të shpëtosh jetë njerëzish..
Nëndrejtorja e spitalit të Shkodrës Teuta Rrjolli falenderoi të rinjtë e FRESSH ndërsa theksoi se gjithnjë ka nevojë që të rinjtë por jo vetëm të dhurojnë gjak për personat e tjerë që kanë nevojë.