Afrimi i stines së reshjeve dhe problematikat që krijohen ne vazhdimesi nga përmbytjet në zonen e Lezhës, u bë objekt diskutimesh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.Teksa raportoi para këshilltareve, nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj tha se falë ndërhyrjeve në kanalet e dyta dhe te treta ka një përmiresim të situatës në zonat fushore, ku siperfaqet nën uje në kohe shiu kanë një rënie në masen 20%.
I menjëhershem ishte reagimi i përfaqësueve të opozitës, të cilët thanë se situata e përmbytjeve çdo vit është e njëjtë dhe nuk ka asnjë përmiresim, siç pretendon bashkia.
Sipas të dhënave zyrarë të Bashkisë Lezhë gjatë 4 vitëve të fundit janë pastruar rreth 500 km kanale kulluese të dyta dhe të treta, në të gjitha njesitë administrative ku ka patur probleme, ndërsa ndërhyrjet do të jenë të vazhdueshme deri në minimizimin e plotë të këtij fenomeni.