Teksa stina e reshjeve të shiut ka nisur, dhe rreziku për përmbytje është evident në zonat fushore të Lezhës dhe Shkodrës, shqetësim për Drejtorinë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit mbeten mjetet e pakta që disponon për të ndërhyre në rrjetin kullues.Drejtori i DRUK në Lezhë Nikolin Prendi thotë se po bëjnë maksimumin për të patur në gadishmeri rrjetin kullues, por nevojat për logjistime janë shumë herë më të medha për tju paraprire situatave që mund të krijohen nga reshjet e shiut.Pengese mbeten dhe ndërtimet pa kriter pranë kolektoreve kryesor në zonat fushore.

Aktualisht po punohet në pastrimin e Lumit Drin në afersi të fshatit Balldre, si dhe në disa kolektore tjere kullues në territoret e Bashkive Lezhë, Shkoder dhe Vau i Dejes.Ndërhyrjet po realizohen nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë, ku është vendosur në punë e gjithë flota e eskavatoreve që disponon kjo ndërmarrje.

Artikulli paraprak‘HEROI IM! FLIJOVE JETËN PËR LIRI!’ ME LOT NË SY E BIJA I JEP LAMTUMIRËN POLICIT TË VRARË NË KOSOVË
Artikulli tjetërFSHAT I RI, INVESTIMET MUNGOJNË PREJ VITESH