Rritja e nivelit të ujit në fshatin Obot dhe frika e përkeqësimit të situatës së krijuar nga përmbytjet ka detyruar Hilë Gjergjin dhe bashkëshorten e tij të braktisin shtëpinë në fshat per të jetuar në Shkodër deri sa uji të tërhiqet përfundimisht nga banesa e tyre. Ai tregon se kjo është zgjidhja e vetme në këto ditë të vështira.
Me bashëkshorten morën këtë vendim nisur nga neglizhenca e institucioneve për problematikat e banorëve të rrezikuar nga uji tregon Hila.
Ai tregon se do të kthehet herë pas here për të kontrolluar gjendjen e shtëpisë, pasi nuk mund t’ia besojë askujt në fshat.
Si Hilë Gjergji, janë të shumtë banorët e fshatit Obot të cilët kanë braktisur shtëpitë pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Ai nuk është I sigurtë se në çfarë gjendje do ta gjejë shtëpinë kur të kthehet, por e di mjaft mirë se të njëjtin vendim do ta merrte sa herë që përmbytjet kërcënojnë shtëpinë e tij.