Maqedoni – Frika për fluks klandestinësh, policia maqedonase blindon kufirin me Kosovën

 

Frika për një fluks të mundshëm klandestinësh ka bërë që Maqedonia të blindojë pjesën e kufirit me Kosovën. Forca të shumta policore ‘zbarkuan’ dje në fshatin Brezë në Malësinë e fshatrave të Shkupit. Ndërkohë helikopterë të policisë u panë duke fluturuar mbi fshat. Banorët, për shkak edhe të mungesës së informimit, u shprehën të shqetësuar mbi praninë e shtuar policore. Një zyrtar i lartë i MPB-së për Zhurnal ka konfirmuar aksionin policor në fshatin Brezë. Ai tha se prania e madhe e policisë ka të bëjë pas një alarmi se në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të ketë fluks të madh të emigrantëve të huaj. Ai thotë se ky aksion ka të bëjë me vendosjen e një kontrolli të rreptë në vijnë kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës në lidhje me lëvizjen e emigrantëve ilegalë. “Aksioni ka të bëjë pas paralajmërimeve se mund të ketë fluks të madh të emigrantëve të huaj, apo të ketë kampe ilegale të emigrantëve në këtë pjesë të Maqedonisë. Shembull nëse ka shator ku qëndrojnë emigrantët apo diçka të ngjashme. Këta janë kontrolle rutinore të policisë e cila i bënë vazhdimisht kur ngritet alarmi për fluks të madh të emigrantëve”, tha për Zhurnal një zyrtar i lartë i MPB-së.

Artikulli paraprakSERBIA BLLOK INTERKONJEKSIONIT,GJIKNURI:NDIHME TEK MERKELI
Artikulli tjetërSTUHIA E BORES PUSHTON BRITANINE,KAOS NE RRUGE