“Frikacaku bahet trim” është komedia më e re e cila do të vihet në skenën e teatrit “Migjeni” . Trupa e estradës së teatrit po përgatitet dita ditës për të qënë në lartësinë e duhur përballë publikut shkodran. Komedia ka për autor Qazim Celën dhe me regji të mjeshtrit të madh Besnik Çinari. Në prag të shfaqjes regjisori Besnik Çinari bashkë me aktorët që interpretojnë shprehën mjaft entuziast për këtë premierë
Premiera ” Frikacaku bahet trim”, do të shfaqet në teatrin ” Migjeni”.
në datat : 8 -9 -10 -11. Ora:19:00 . Komedia mban autorësinë e Qazim Çelës dhe me regji të mjeshtrit të madh Besnik Çinari . Intetpretojnë në role Anton Krosaj, Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Ketlin Pjalmi, Vladimir Doda,
dhe Ergys Saraçi.
Komedia bën fjalë për një frikacak i cili shfaq dashurinë e tij për një femër ndërsa kjo e fundit pretendon se nuk mund ta lidhë jetën me një djalë frikacak i cili për të dashur që të fitojë zemrën e vajzës detyrohet që të merret me palestër.
Në rolin e frikacakut është aktori Anton Krosaj ndërsa vajza që ai do në rol është Meri të cilin do ta interpretojë Ketlin Pjalmi. Një ndër rrugët kryesore në të cilën ndodhin situatat në këtë komedi do të jetë ajo e emertuar “Tano Banushi” e Artisit të Madh, cka do të japë besimin për spektatorin I cili do të shohë një shfaqje të mirëfilltë të humorit shkodran