Ne kuadër te Dites Nderkombetare te Tokes, te rinjtë e FRPD ne Lezhe kane zhvilluar nje minikonference mbi problemet dhe rrezikun e madh qe i shfaqet tokes nga dora e njeriut.

Te rinjtë morën informacione nga Specialisti i Mjedisit Jak Gjini i cili u shpjegoj ketyre te fundit mbi problematikat e shfaqura kohet e fundit si shkak i erozionit ne zonen Kune Vain si dhe problematikat e tjera qe lidhen me token.

Kryetari i FRPD ne Lezhe Albert Loçi tha se eshte shume e rendesishme qe brezat te marrin informacione mbi ate qe po i ndodh tokes. Ai u shpreh se shpesh here eshte dore e njeriut ajo qe sjelle probleme ne kete drejtim

Pas minikonferences te rinjte u njohen dhe preken nga afer fenomenin shkaterrues qe ka prekur zonen bregdetare te Shengjinit e pikerisht zonen Kune Vain.

Eksperti i Mjedisit Gjini ju shpjegoj ne terren mbi shkaqet qe cojne dhe pasojat qe sjell ky lloje fenomeni ne ekosistemin tone.

 

Artikulli paraprakKLSH: LIQENI I SHKODRËS DHE THETHI TË KËRCËNUAR
Artikulli tjetërVRASJA NË DAJÇ, PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË