Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Shkodër ka protestuar në qendër të qytetit në ditën e 1 majit.
Të rinjtë e FRPD kësaj here kanë zgjedhur sheshin përpara bustit të Luigj Gurakuqit për të protestuar ndaj qeverisë aktuale. Kreu i FRPD në Shkodër Arvit Bushati u shpreh se qeveria e dyshes Rama-Meta premtoi 300 mijë vende pune dhe një sërë lehtësirash të tjera në shumë fusha por sipas tij ka bërë të kundërtën duke mos mbajtur asnjë prej premtimeve Situata në Shqipëri është shumë e rënduar thotë kreu i FRPD në Shkodër sepse përveç varfërisë në çdo qytet të vendit me mijëra shqiptar janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil duke qenë se dallojnë qartazi se në shtetin e tyre nuk kanë një të ardhme…… Të rinjtë e FRPD në Shkodër përveç protestës së tyre që ka zgjatur për disa orë në qendër të qytetit kanë biseduar me shumë qytetar të ndryshëm për situatën aspak të mirë social-ekonomike që po kalon Shqipëria.