Forumi rinor i partisë demokratike ka zhvilluar mbledhjen e parë në qytetin e Shkodrës për riorganizimin e kësaj strukture të partisë demokratike. I pranishëm në këtë mbledhje ishte Ervin Salinjani, i deleguar nga qendra i cili foli për FRPD-në e Shkodrës por edhe strukturimin e ri.
Në Shkodër pritet të ketë një garë të fortë mes 4 kandidatëve ende të pashpallur. Ato që priten të jenë janë kryetarja ende në detyrë Gjorgjeta Hila, Arvit Bushati, Denis Fani dhe zëdhënësja e PD-së së Shkodrës Benardeta Syku. Salianji pritet që të jetë një prej kandidatëve për kryetar të FRPD-së së Shqipërisë por në të njëjtën kohë do marrë pjesë në procesin e riorganizimit të kësaj strukture në Shkodër.