Grupi i punës në Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shkodrës ka reaguar pas akuzave të kandidatit për grupseksionin 4 Ardit Zaja për manipulim të procesit të zgjedhjeve.

Edona Staka ka sqaruar se është një udhëzim i kryetarit të FRPD Belin Këlliçi që rreth 240 emra të futen në lista sepse kanë munguar që në zgjedhjet për kryetarin e përgjithshëm në teatrin “Migjeni”.Kryetarja aktuale e FRPD për grupseksionin 4 Elida Lici ka sqaruar se nuk mund të lejonte zhvillimin e zgjedhjeve në atë grupseksion teksa mungonin shumë emra. Qartazi tashmë duket si një luftë e hapur brenda radhëve të FRPD-së së Shkodrës të ndarë në dy kampe me pretendime të ndryshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, SULMUESI NIGERIAN KEVIN TWENEEBOAH NË PROVË
Artikulli tjetërKANDIDATËT DEMOKRATË PËRPLASEN PËR OBAMËN