Eshtë 60-vjeç dhe puna e tij e përditshme është kujdesi ndaj bleteve.Frrok Prenga nga Bukmira e Mirditës nisi të merret që në moshen 16-vjeçare me këtë profesion, por pas viteve 90 u angazhua edhe më shumë. Aktualisht ka 120 koshere dhe krahas pasionit, mbarështimi i tyre është kthyer në burim jetese për të.Teksa tregon mbi teknikat e rritjes së bleteve dhe shtegtimin e tyre, Frrok Prenga thotë se ky profesion ka mund dhe sakrifice.

Prodhimi është i kënaqshem dhe tregu i sigurtë, por problem mbetet mbështetja e pakët nga shteti.Për një koshere bletë përfiton vetem 10 mijë lek të vjetra subvension në vit, të cilat nuk dalin as për ilaçe thotë Frrok Prenga.

Në një kohë që fshati është braktisur masivisht nga të rinjtë, Frrok Prenga ka një apel për shqiptaret.

Krahas rritjes së bleteve 60-vjeçari Frrok Prenga merret dhe me bujqësinë.Ka ngritur disa hektare vreshtari dhe pemë të tjera, për të cilët kujdeset me mjaft dëshire dhe pasion.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI DHE MUNGESA E BESIMIT NË INSTITUCIONE
Artikulli tjetërSHTËPIA E ZEKAJVE KTHEHET NË GËRMADHË