Gjykata e Apelit Shkoder do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj. Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun duke e liruar nga burgu.

Por, Frrokaj e apeloi këtë masë duke kërkuar që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë. Ai së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen për tjetërsim prone në Shëngjin. Në burg mbetën vetëm juristi i bashkisë Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Ne gjykate, Frrokaj ka lene avokatin e tij mbrojtes qe te flase

Avokati: Ju bej me dije se kontestoj qendrimin e prokurorit, tha te pavertera dhe perdori gjuhe jo ligjore. Perdori zhargon mediatik , duke leshuar hipoteza per gjyqtarin duke thene se nderroi vendimin pas 3 ditesh. Prokurori ishte ne kapercim te te drejtave ligjore.Per ne vendimi eshte i pabazuar ne ligj.Keni bere fabula mbi falsifikimin.

Fran Frrokaj dyshohet te kete kryer veper penale shperdorim detyre bashke me punonjesit, por kjo nuk ndodh pasi shperdorimi i detyres nuk mund te kryhet ne bashkepunim.

Fran Frrokaj nuk kishte dijeni mbi falsifikim pasi jane struktura te tjera qe bejne verifikimin, dhe dokumentat ne zyren e tij jane te firmosura nga institucioine te tjera. Nuk ka veper penale.

Kryetari i bashkise nuk verifikon dhe nuk mban pergjegjesi penale, por ai qe ka çuar aktin. Kerkojme ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare ne Lezhe, ndryshimin e mases se sigurise ne detyrim paraqitje.

Artikulli paraprakSHKODRËS I NEVOJITEN SËRISH NDIHMA USHQIMORE, UJË DHE USHQIM PËR BAGËTINË
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU FRROKAJ NË GJYKATË: JAM I PAFAJSHËM