DEPUTETI NË NJË DEKLARATË PËR MEDIAT SHPREH QËNDRIMIN E TIJ PËR ÇËSHTJEN. Deputeti Mark Frroku i quan politike akuzat qe Prokuroria ka ngritur ndaj tij, ndërsa referuar kërkesës se dorëzuar ne Kuvend per arrestimin e tij dhe te kolegut Tom Doshi, Frroku i qendron versionit se nuk ka qene ai personi qe ka njoftuar deputetin e perjashtuar nga PS per nje atentat te mundshem ndaj tij.
“E ftoj organin e akuzës, por dhe opinionin publik që të verifikojë të gjitha deklarimet që persona të ndryshëm kanë bërë në media për këtë çështje, pasi aty gjendet autori që ka deklaruar se e ka njoftuar z. Doshi”, shprehet Frroku. Po ashtu, Frroku hedh poshte cdo pretendim te ngritur nga Doshi, por edhe nga hetimet e Prokurorise, duke kembengulur se nuk ka asnje njohje me Durim Bamin, per te cilin Doshi eshte shprehur publikisht se eshte vrasesi i paguar nga Ilir Meta per eliminimin fizik te tij dhe te demokratit Mhill Fufi. Ne nje deklarate te shperndare ne menyre elektronike per mediat, kreu i Partise Kristian Demokrate sjell te detajuara argumentet e tij qe e perjashtojne nga implikimi ne atentatin e pretenduar nga Doshi.