Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë i një fëmijë të infektuar nga virusi i fruthit. Shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysa konfirmoi këtë rast teksa thotë se bëhet fjalë për një fëmijë 4 vjeçar nga një fshat i Shkodrës. Hysa tregon se 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka nevojë për panic.

Ndërkohë shefja Hysa bën të ditur se në Shkodër vetëm 87% e fëmijëve janë të vaksinuar dhe 13% jo. Sipas shefes së epidemiologjisë të gjithë fëmijët e pavaksinuar janë të rrezikuar të infektohen nga fruthi apo viruse të tjera të rrezikshme që mund të kenë edhe pasoja fatale ndaj i bën thirrje të gjithëve për vaksinim.

Tashmë përveç rastit të parë në Shkodër të një fëmije të infektuar nga fruthi, vijon që edhe situata nga gripi të jetë e rënduar sa i përket numrit të personave të prekur nga viroza e stinës duke qenë më shumë se vitet e kaluara.

Artikulli paraprakFERMERËT MBLIDHEN PARA MINISTRISË SË BUJQËSISË, PARALAJMËROJNË PROTESTA NË TË GJITHË VENDIN, JA KËRKESAT E TYRE
Artikulli tjetërDREJT FUNDIT PUNIMET NË ARGJINATURËN E JUBANIT