Përhapja e fruthit në Shqipëri, ka vënë në gatishmeri institucionet shëndetësore në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare, deri tani ka vetem një rast të dyshuar ku po kryhen ekzaminimet përkatëse, por ende nuk është konfirmuar nëse pacienti është prekur nga fruthi.Mjeku infeksionist Martin Marku thotë se janë marrë të gjithë masat për tju përgjigjur situatës që mund të krijohet.

Bluzat e bardha në Lezhë i bëjnë thirrje popullatës për vaksinim kunder fruthit, si dhe të paraqiten menjëherë tek mjeku nëse kanë temperature të lartë dhe probleme me lekuren.

Pas identifikimit të rasteve me fruth në Shqipëri, ka një sensibilizim më të lartë të qytetareve në Lezhë për tu vaksinuar, si e vetmja mënyre për tu mbrojtur nga ky infeksion problematik për shëndetin.

Artikulli paraprakBALLA: SHKODRA E PARA PËR PRODHIMIN E KANABISIT
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI” PRET “BILBILAT E VEGJËL KËNDOJNË”