Në dy ditët e fundit reshjet e shiut kanë qenë intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata të forta nga veriu në jug duke sjellë përmbytje, ndërsa sot situata pritet të jetë më e qetë. Reshje sërish do të ketë, por lokale dhe jo shtrëngata.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 19 °C në vendet e ulëta, 13 / 18 °C dhe në vendet malore: 9 / 14 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare

Artikulli paraprakMOMENTE PREKËSE, BABAI I PUTH DUART, MOTRAT E PËRKEDHELIN, JA MOMENTI KUR ALVIN TAKOHET ME FAMILJEN (VIDEO)
Artikulli tjetërBRITANIA PËRFSHIHET NGA SHIRA TË RRËMBYESHËM, PËRMBYTJE NË SHUMË ZONA