Reshjet e fundjavës kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Në Shkodër, probleme ka në njësinë Ana e Malit, ku janë përmbytur 50-60 hektarë tokë, por fatmirësisht nuk ka prezencë uji në shtëpi.
Edhe në Bërdicë, janë përmbytur nga reshjet e shiut rreth 10-15 dynym tokë dhe në fshatin Trush rreth 20-30 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Sipas informacionit te KESH per shkarkimet e HEC ne Drin behet me dije se shkarkimet ne Hec Vau Dejes jane 800m3/sek
Fierza, kuota 293.78 m, Komani, 173.34 m dhe V. Dejës 74.80 m.
Nga shkarkimet jane permbytur rreth 500 ha toke bujqesore nga te cilat 300 vetem ne Obot.