Pasioni për leximin i një gruaje që ka humbur shikimin gjeti mbështetjen te një djalë shqiptar i klasës së pestë.

Protagonistë të historisë frymëzuese janë një 55 vjeçare dhe Erik, një 10-vjeçar, i cili prej kohësh ka krijuar një miqësi me gruan, e cila i jepte vazhdimisht libra, nga dëshira e saj për të mësuar.

Paola është me origjinë nga Vicenza, por tani jeton në Verona, ku u njoh me familjen e Erikut me origjinë shqiptare.

“Eriku u rrit duke e njohur mirë historinë time”, tha gruaja.

55 vjeçarja nuk ka fëmijë dhe kujdesej me dashuri për Erikun teksa ai rritej. Fillimisht ajo përdorte audiot e librave, por një ditë mori një mesazh zanor në WhatsApp: Ai ishte Eriku që po i lexonte me pasion kapitullin e parë të një libri që kishte marrë si dhuratë, “Il piccolo alpino”, shkruar në vitin 1926 nga Salvatore Gotta.

“Ishte një gjë e bukur”, thotë 55-vjeçarja. “Edhe dje më dërgoi një kapitull tjetër me zë, edhe pse i kisha thënë të mos shqetësohej për mua, dhe t’i kushtonte më shumë vëmendje shkollës”, shtoi ajo./Ansa

Artikulli paraprakRESHJET SHIU GJATË GJITHË JAVËS, PARASHIKIMI I MOTIT
Artikulli tjetërDRONËT ‘BAYRAKTAR’ BËJNË SOT FLUTURIMIN E PARË NË CEREMONINË E ÇELJES SË BAZËS NË KUÇOVË