Mungesa e ujit të pijshëm, infrastrukturës rrugore si dhe shtyllat e ndricimit prej druri të cilat rrezikojnë të rrëzohen janë problematikat 20 vjecare në Fshatin e Ri në njësinë administrative të Postribës.

Rruga është totalisht e amortizuar në të gjithë gjatësinë e saj , ndaj banorët janë angazhuar vetë në mënyrë vullnetare që të mbyllin disa gropa me zhavor.

Këta të fundit nuk pranojnë që të flasin sepse deklarojnë se janë lodhur nga premtimet e bëra në drejtim të institucioneve të cilat nuk kanë marrë asnjë masë.

Kjo rrugë prej vitesh nuk njeh asnjë investim, teksa pluhuri në verë dhe gropat e ujit në dimër janë sinonim I saj. Rruga e dëmtuar ka penalizuar kryesisht fermerët e zonës, të cilët kanë shpenzime ekstra për të çuar produktet e tyre drejt qytetit.

Përveç rrugës tjetër problem i banorëve të këtij fshati është edhe mungesa e ujit të pijshëm. Banorët i bëjnë apel organeve kompetente të merret me zgjidhjen e problemeve të tyre.

Janë rreth 200 familje të cilët presin që dikush të kujtohet për ta, pasi ka 20 vite që vuajnë mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe shërbimeve të tjera sociale.

Premtimet per nderhyrje dhe zgjidhjen e problemeve te kesaj zone, kane qene kryefjale per banoret e Fshatit të Ri, por deri me sot asgje nuk ka ndryshuar.

 

Artikulli paraprakBUSHATI KTHEHET NË KANTIER NDËRTIMI
Artikulli tjetërDEGRADOHET PEDONALJA E MOLOS