Jetesa për banorët në këtë fshat është e vështirë në çdo stinë të vitit pasi mungesat janë të mëdha në shërbimet elementare jetike që i nevojiten një komuniteti. Në zonën e emërtuar si “Fshati i RI” jetojnë familje të cilët kanë ardhur nga zona të ndryshme për një jetë më të mirë, por realiteti që kanë gjetur ka qënë ajo ai që prisnin. Mungesa e investimeve është lehtësisht e dallueshme pasi rrugët janë të mbushura me gropa plot me ujë e cila ua vështirson shumë kalimin banorëve e kryesisht kur reshjet të jenë intensive.
Në çdo përiudhë fushate elektorale banorëve u është premtuar nga të gjitha forcat politike rehabilitimi i kësaj rruge por premtimet asnjëherë nuk janë mbajtur. Edhe vetë banorët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për investime në bashkinë Shkodër por për vite me rradhë kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.