25 vite pa uje te pijshem.

Kjo eshte gjendja ne fshatin e Bardhajve, vetem pak kilometer larg qendres se qytetit te Shkodres. Ne kete zone qe deri me dje ishte pjese e komunes Rrethina, eshte bere shume pak duke i lene menjane banoret e ketij fshati. Në pamundësi për t’u furnizuar nëpërmjet ujësjellësit, ata kanë hapur puse si e vetmja mënyrë për të siguruar ujin. Por i gjithë uji që buron nga nëntoka ka rezultuar me përqindje të lartë gëlqerore si dhe plotesisht I ndotur. Por edhe infrastruktura ne kete fshat le shume per te deshiruar, pasi sidomos gjate stines se dimrit, rruget thuajse jane te pakalueshme. Situata ne kete fshat behet akoma me problematike, kur ngjitur qendriojne pusetat e banjove dhe shpimet per ujin e pijshem.Ndersa perballe kesaj gjendje mjaft problematike institucionet pergjegjese kujtohen dhe premtojne pa fund vetem ne rast fushatash zgjedhore.

Artikulli paraprakTEATRI “MIGJENI” ZBULON “DASHURITË E XHORXH WASHINGTONIT”
Artikulli tjetërRESHJET E DITËVE TË FUNDIT SJELLIN PROBLME NË MALËSINË E MADHE