Gati 20 dite nga protesta e banoreve te fshatit Bardhaj duket se nuk ka pasur asnje sinjal poztiv apo reagim te institucioneve te cilet sipas tyre nuk kane ardhur te njihen me gjendjen e renduar me te cilen kjo zone jeton cdo dite.
Perfaqesues te komunitetit shprehen se problematika kryesore eshte infrastruktura dhe kanalet kulluese te cilat jane bllokuar me kalimin e viteve. Prej 25 vitesh investimet kanë qënë inegzistente ne krahasim me nurmin e popullsise i cili ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.Te gjitha rruget jane nje situate lufte pasi ne cdo stine te vitit aksi shoqerohet me gropa te medha dhe balte. Bllokimi i kanaleve kulluese me mbeturina në mungesë të kazaneve ka sjelle akumulimin e nje sere mbetjesh te cilat jane bere shkak per perkeqesimin e gjendjes ne disa akse. Banoret i qendrojne idese per zhvillimin e te tjera protestave, te cilat do te vazhdojne deri në gjetjen e zgjidhjes per miratimin e nje fondi.