Në fshtin Beltojë, të njësisë administrative Bërdicë, problemet me infrastrukturën rrugore janë të mëdha. Prej vitesh, rruga pranë kishës së fshatit vijon të jetë e amortizuar. Disa vite më parë është rikonstruktuar vetëm një pjesë e rrugës, ajo që të çon tek varrëzat e fshatit, ndërkohë që pjesa tjetër e investimit nuk është realizuar duke lënë banorët të lëvizin me vështirësi përmes rrugës së mbuluar me ujë.
Ata kanë shtruar zhavor për të mbuluar gropat e krijuara si shkak I amortizimit, por kjo nuk mbetet një zgjidhje afatgjatë. Përveç kësaj, rruga është e ngushtë, për shkak të ndërtimeve të bëra nga banorët dhe në gjerësinë e saj tashmë nuk mund të ndërrohen 2 mjete gjatë lëvizjes.
Disa herë banorët në këtë zonë kanë kërkuar nga drejtues të ndryshëm të bashkisë, që të investojnë në ndërtimin e kësaj rruge, por deri tanë të gjitha kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër, duke I bërë ata të jetojnë në kushte tejet të vështira çdo ditë.