Rrezikshmëria që këta tela përbëjnë është mjaft e lartë.

Fare lehte këta tela mund të kapen me dorë edhe nga një fëmijë duke u bërë shkak I rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish. E gjithë linja elektrike është e vendosur në shtylla druri të cilat në stinen e dimrit shirat ndikojnë në rrëzimin e tyre. Banorët ndihen të rrezikuar nga kjo situatë. Pjesen më të madhe të dimrit ky fshat e kalon në errësirë. Edhe në rastet kur këta tela këputen janë vetë banorët të cilët rrezikojnë jeten e tyre për ti riparuar . Ata kërcënojnë me protestë nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje dhe pse, sipas tyre shpresat janë mjaft të pakëta. Në fshatin Bleran jetojnë rreth 5000 banorë të cilët prej kohësh po përballen me të njëjtën situate. Telat e korentit të arritshëm nga kushdo dhe amortizimi I tyre, po bën që këta banorë të jetojnë me rrezikun cdo ditë.

Artikulli paraprakI PARALIZUARI NUK MERR PAGESË, KMCAP-i EPROR “HARRON” TË SHQYRTOJË ÇËSHTJEN
Artikulli tjetërCUNGU: NUK MUND TË ZËVËNDËSOJA 11 LOJTARË