Emigracioni, ky fenomen I përhapur në masë në bashkinë Shkodër ka prekur edhe fshatin Boks të njësisë administrative Postribë. Banorët, të pyetur nga Star Plus, tregojnë se prej vitesh fshati është braktisur nga moshat e reja, ndërsa tani jetojnë kryesisht të moshuar.
Ky fenomen ka bërë që në fshatin Boks të ketë një rënie drastike të numrit të familjeve të reja. Ndërsa me dhjetëra shtëpi tashmë janë braktisur nga banorët e zonës të cilët kanë emigruar në vende më të zhvilluara për të siguruar kushtet për një jetesë më të mirë.