Fshati Boriç I Vogël në bashkinë Malësi e Madhe vuan nga mungesa e infrastrukturës rrugore prej më shumë se 30 vitesh. Në këtë zonë, bashkia nuk ka investuar edhe pse kërkesat e banorëve kanë qenë të shumta.
Me banorët u takuan edhe kandidati për kryetar bashkie Isa Ramaj, por banorët janë skeptikë mbi premtimet që bëhen gjatë kësaj periudhe pasi janë zhgënjyer prej vitesh.