Banoret e fshatit Dobrac i Ri jetojne cdo dite te vitit me friken dhe rrezikun e telave elektrike.Ata ngrejne shqetesimin se Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise Elektrike nuk i eshte pergjigjur asnjehere pozitivsht thirrjes per nderhyrje ndersa nga ana tjeter kjo kompani kerkon likuidimin e faturave dhe debive te cilat sipas ketyre familjeve ia paguajne rregullisht cdo muaj.

Situata eshte vertet alarmante edhe pse ndodhemi vetem pak km larg qytetitit te Shkodres.Cudite nuk perfudojne asnjehere ne vendin tone kur banoret shprehen se kane paguar disa here pare nga xhepi i tyre per nderrimin e transformatorit i cili ndodhet ne meshire te fatit dhe i pambrojtur nga kapricot e motit. Këto linja të cilat janë vendosur ne menyre private nga vete familjaret ,me te cilat furnizohen me energji elektrike me shume se 20 familje . Pjesa më e madhe e telave te zhveshur kalon nëpër tokat bujqësore dhe c’eshte me e keqja përmes banesave. Por banorët kanë vërejtur se ulja e lartësisë, në kohë reshjesh dhe me vetëtima, ka sjellë madje edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Artikulli paraprakDOGANA E HANIT TË HOTIT, NJË PËRFORMANCË NDRYSHE NË SHËRBIME
Artikulli tjetërPROJEKTI “JICA” NË BUSHAT, ZBRET NË TERREN