Vetëm pak kilometra pasi ke kaluar fshatin Rec, ndodhesh  ne fshatin  Duke, një fshat ky  malor I inkuadruar  disa here  me ish komunën e Shkrelit e se fundmi me ish komunën Gruemire. Banoret e këtij  fshati realisht do te mund te thuhet se edhe pse nuk e kane ndjere asnjëherë vëmendjen e kërkuar  te pushtetit vendore, perseri jane nder  fshatrat malore qe nuk kane lëvizur shume drejte zonës urbane.

Gjithsesi ketu problematikat janë te shumta , si mungesa e infrastrukturës se rrugës, e cila realisht eshte  ne gjendje  mjerane, por edhe mungesa e ujit te pishem prej afro tre vitesh, si edhe  mjafte  problem te tjera shqetësuese. Ndërkohe, per Star plus tv njeri nga  banoret e fshatit tregon se këtu dikur ka patur nje cesme publike. Nderkaq  nje tjetër banor I fshatit Duke I sjell ne kujtese kryetarit te  Bashkise z, Tonin Marinaj  qe te mos  veprojne si parardhesit etij,  te cilet   para fushate elektorale, asfaltonin rrugët , rregullonin  qendrën shendetesore, sillnin ujin e puishem, por edhe  ndikonin per nxitjen e punimit te tokave bujqësore. Ndersa tani  keta  banor   vlerësojnë se Tonin Marinaj duhet te vijne per tu takuar  dhe  dhëne rrugëzgjidhje problemeve te këtij fshati.

Artikulli paraprakSMAJLI: PARLAMENTI TË PRANOJË PROPOZIMET PËR KODIN E PUNËS
Artikulli tjetërBASHKIA PUKË, ZERO TAKSA PËR BIZNESET QË PUNËSOJNË 50 VETË