Qindra banorë të fshatit Grudë e Re në njësinë Rrethina vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Edhe në ato zona ku bashkia ka investuar vite më parë, si shkak I mungesës së mirëmbajtjes, rruga është dëmtuar ndërsa janë krijuar gropa të shumta të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të banorëve. Disa herë ata kanë kërkuar që të investohet në këtë zonë, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër duke bërë që të humbin shpresën se mund të lëvizin në rrugë të cilat plotësojnë të gjitha standartet, si për fëmijët, ashtu edhe për të moshuarit e shumtë që jetojnë në këtë zonë.

Problemet në këtë fshat janë të shumta sa I takon infrastrukturës rrugore, por deri tani, pavarësisht thirrjeve të banorëve nuk ka patur ndërhyrje nag institucionet për përmriësimin e gjendjes në të cilën ndodhen rrugët.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA SHTRON IFTARIN TRADICIONAL
Artikulli tjetërMYFTIA E SHKODRËS SHTRON IFTARIN E FAMILJES