Janë rreth 200 familje në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrethina në Shkodër të cilët presin që dikush të kujtohet për ta, pasi ka më shumë se 12  vite që vuajnë mungesën e infrastrukturës. Rruga kryesore që të çon drejt këtij fshati është e amortizuar duke vështirësuar kalimin atje. Banorët shprehen të zhgënjyer nga institucionet përgjegjëse për shkak të mungesës së vëmëndjes për këtë fshat.

Thirrja e veteme që kanë këta banorë është ndërhyrja sa më parë nga insitucionet përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës.

Banorët e fshatit Grudë e Re të njësisë administrative Rretina gjithashtu prej vitesh hasen me probleme të rrjetit elektrik për shkak të amortizmit të tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, NË 25 DITË 8 AUTOMJETE TË DJEGURA
Artikulli tjetërPUKA HAP SEZONIN TURISTIK, MUZIKË, FESTË DHE USHQIM BIO