Jetesa në këtë fshat është e vështirë. Mungojnë shërbimet elementare jetike që i nevojiten një komuniteti.
Në zonën e emërtuar si “Fshati i RI” jetojnë banorë të cilët kanë zbritur për një jetë më të mirë nga fshatrat e Postribës, por në fakt e kanë gjetur veten të zhgënjyer.
Një ndër to është edhe Beqir Mehja nga fshati Dragoc por që ka ndërtuar shtëpinë në “Fshatin e Ri”, jo larg qytetit të Shkodrës.Ai thotë se në këtë fshat nuk ka ujë, rrugë dhe as mjek.
Në çdo fushatë elektorale, banorëve, u është premtuar nga të gjitha forcat politike rehabilitimi i një rruge Por premtimet asnjëherë nuk janë realizuar, duke e përjashtuar fshatin nga çdo investim.
Te vetmet vizita që banorët nuk i harrojnë kurrë janë ato që kryhen nga subjekte të ndryshme politike një muaj para zgjedhjeve